I dha fund jetës duke u vetëvarur në një banesë, zbardhet letra që 26-vjeçarja ruse kishte lënë për familjen! E reja ishte në proces divorci

Janë zbardhur të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë në Durrës, ku një 26-vjeçare ruse i dha fund jetës, duke u vetëvarur.


Burime nga policia bëjnë të ditur se e reja kishte ardhur dy javë më parë në Shqipëri, ndërsa para se të kryente aktin ekstrem kishte lënë edhe një letër lamtumire për familjen e saj, ku i kërkonte falje.

Gruaja mësohet se ka qenë në proces divorci me bashkëshortin e saj.

Po ashtu, policia thotë se “nga letra dukej qe ishte ne gjendje te renduar psikologjike”.

Trupi do i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të verifikuar datën kur ka kryer aktin.

Trupi u gjet nga pronarja e banesës që kishte marrë me qira, një shtetase çeke pasi nuk i përgjigjej në telefon.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme