LeFigaro: Kouchner dëshmitar kundër Thaçit

Gazeta e përditshme franceze “Lefigaro”, pas shkrimit të publikuar në “Agence France-Presse” në lidhje me akuzat që mund ta presin presidentin e zgjedhur Hashim Thaçi për krime lufte, ka mësuar se dëshmitar i mundshëm i këtij rasti do të mund të ishte Bernard Kouchner, ish-administrator i UNMIK-ut.

“Le Figaro” thotë se presidenti i zgjedhur i Kosovës, Hashim Thaçi ka gjasa të akuzohet nga Gjykata Speciale.

E përditshmja franceze thekson se Kouchner, gjatë kohës sa ka shërbyer shef i misionit të OKB-së në Kosovë nga 1999 deri më 2001, shpesh është akuzuar se ka mbyllur sytë mbi krimet e kryera nga UÇK-ja.

“Nuk mund të them se Kouchner ka qenë në dijeni për trafikimin me organe, por është e pamundshme që ai të mos ketë pasur informata për krimin e organizuar në Kosovë. Komisioneri i Policisë është informuar rregullisht, dhe mediat shpesh e kanë pyetur për këtë çështje”, ka thënë ish-komandanti i policisë i UNMIK-ut, Stu Kellock.

Bernard Kouchner gjithmonë i ka mohuar akuzat se i ka mbrojtur nga ndëshkimi liderët e UÇK-së.

I pyetur nga një gazetar serb marsin e vitit 2010, gjatë një vizite në Kosovë si Ministër i Jashtëm, ai pati thënë: “A ju dukem si dikush që mund të shes organe? (…) Njerëzit që thonë kështu janë bastardë dhe vrasës”.

“Le Figaro” rikujton se Nazim Bllaca, ish-anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës, është dënuar me katër vjet burg, pasi që ka rrëfyer për vrasjen e shumë kundërshtarëve politikë në shërbim të Partisë Demokratike të Kosovës, të drejtuar deri tash prej Hashim Thaçit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme