Përurohet Fabrika e ujit në Badoc

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala mori pjesë në inaugurimin e Impiantit të Trajtimit të Ujit në Badoc, si dhe paraqiti një fjalë rasti në këtë inaugurim.

Ministri Shala në emër të Qeverisë së Kosovës i falënderoi partnerët implementues të këtij projekti të rëndësishëm, përmes të cilit zgjidhen problemet e furnizimit me ujë, nën ombrellën e Kompanisë së Ujësjellësit Regjional, KUR-Prishtina.

Rehabilitimi i Fabrikës në Badoc është investim i përfshirë në Fazën e II-të të investimeve, projekt i përbashkët në kuadër të bashkëpunimit për zhvillim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, si dhe marrëveshjeve për financim të projekteve ndërmjet KFW-së, Komisionit Evropian, Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe KUR Prishtina.

Sot, pas përfundimit të fazës së dytë, jemi afër finalizimit edhe të fazës së III-të e investimeve, projekt i përbashkët me Komisionin Evropian, KFW, Qeverinë e Kosovës si dhe Komunën e Prishtinës, e cila përfshinë investimin në Fabrikën e re të ujit të pijshëm në Shkabaj në vlerë prej 35 milionë euro.

Në përfundim të fjalimit të tij, Ministri Shala edhe njëherë i falënderoi të gjithë donatorët që kanë kontribuar në këtë projekt, duke filluar nga Komisionin Evropian, KfW, po ashtu një falënderim Ujësjellësit për punën e mirë dhe ministrive përkatëse dhe qeverisjen lokale, që kanë bërë të pamundurën, për t’i ofruar shërbime sa me te mira te furnizimit me ujë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme