Shtypi austriak: Situata e shqiptarëve në Ballkan është gjithkund eksplozive

Pa qeveri, pa parlament, pa kryetarë komunash dhe mbi të gjitha pa rrugëdalje: Kaosi në Maqedoni kërcënon pa mëdyshje zgjerimin e krizës mbi Ballkan. Gjithashtu edhe shtetet e BE dhe shefat e saj shqetësohen për këtë. Shteti i vogël ballkanik zhytet gjithmonë e më thellë në kaos. Tani janë pezulluar edhe zgjedhjet komunale, ku kryetarët dhe këshilltarët nuk do kenë pasardhës. Akoma më keq – një zgjidhje nuk duket afër. Së fundi presidenti Gjorgje Ivanov i ka shkruar presidentit të BE, Donald Tusk, për të justifikuar situatën e komplikuar, shkruan e përditshmja më e madhe austriake “Kurier”.

Kërcënohet unitarizmi i shtetit

Hierarkia e BE duhet të merret me problemin në fjalë, për të evituar zgjerimin e saj në vendet fqinje. Ivanov refuzoi të mandatojë për qeveri liderin e LSDM, Zoran Zaev që mori 67 nënshkrime nga 61 të nevojshme. Ai e mbështeti veprimin e tij se “LSDM me tre partitë shqiptare rrezikojnë unitarizmin e shtetit.” Koalicioni i lartëpërmendur duhej të zyrtarizonte gjuhën shqipe, e folur nga 25-35 përqind e dy milion banorëve të Maqedonisë. Deri tani gjithshka ishte në gjuhën qirilic. Më pas edhe monedha “denar” duhet të shkruhet në të ardhmen në dy gjuhë. Shenjat dhe uniformat e policisë dhe ushtrisë do jenë në dy gjuhë në gjithë komunat ku shqiptarët përbëjnë më shumë se 20 përqind. Gjithashtu edhe në Gjykatë gjuha shqipe do jetë prezente.

As Brukseli dhe as Uashingtoni nuk mund të bindnin Ivanovin për të respektuar standardet demokratike dhe që të mundësojë krijimin e qeverisë nga shumica parlamentare. Se në themel nuk bëhet fjalë për çështje kombëtare, por për frikë nga veprat penale. Prej një vitesh nga Prokuroria Speciale hetohet qeverisja e Nikola Gruevskit, ku bën pjesë edhe Ivanovi. Qeveria akuzohet për shpërdorim detyre dhe kontroll të gjykatave dhe drejtësisë.

Për shkak se Gruevski rrezikon burgun, në asnjë mënyrë nuk do lejonte ndryshimin e qeverisë. Ai kërkon zgjedhje të reja pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Retorika e partisë së Gruevskit gjithmonë ka qenë më anti-shqiptare dhe ditën e “Festës së Alfabetit” u sulmua muzeu shqiptar në Manastir. Shefja e politikës së jashtme në BE, Federica Mogherini nga Shkupi tha se loja politike në Maqedoni është si loja me zjarrin. Sepse situata e shqiptarëve në gadishullin ballkanik është gjithkund eksplozive: Në Serbinë jugore, si në Kosovë dhe në Malin e Zi. Vetë në “Mëmëdheun” Shqipëri është e tensionuar situata mes qeverisë dhe opozitës. Shpërthimi i dhunës ekziston si mundësi. Konflikti i fundit mes shqiptarëve dhe sllavo-maqedonasve është zhvilluar në 2001, pra nuk është histori e vjetër. Para dy vjetëve në qytetin e tretë më të madh në Kumanovë erdhi deri te dhuna ku mbetën të vrarë rreth njëzet persona./BS

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme