Gjykata e Durrësit lë në burg Majlind Habibi pasi vrau shokun e tij duke e hedhur tek kanali i ujërave të zeza! Si u zbulua krimi

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 35-vjeçarin Majlind Habibi, i cili akuzohet se vrau shokun e tij, 33-vjeçarin Branko Shkoza, ngjarje e ndodhur në zonën e Spitallës, më datë 2 dhjetor.


I dyshuari për vrasjen e 33-vjeçarit u shfaq sot në sallën e gjyqit për t’u njohur me masën e sigurisë, ndërsa mbi të rëndon akuza e vrasjes së Branko Shkozës, të cilin e kishte njëkohësisht edhe fqinj.

Sipas policisë, Majlind Habibi dyshohet se e ka shtyrë me qëllim 33-vjeçarin drejt kanalit të ujërave të zeza për t’i marrë jetën.

Pasi hodhi Branko Shkozën nga ura për motive të dobëta, autori i dyshuar raportohet se fshehu krimin, duke mos treguar vrasjen.

Trupi i viktimës u gjet më datë 5 dhjetor pas kontrolleve intensive nga ana e shërbimeve të Policisë dhe e familjarëve të tij.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme