Surroi: Kosova vendi i vetëm ku partia politike ka pasur shërbim të zbulimit

Ne një shtet të kapur është e vështirë të lindin apo të mbijetojnë partitë e reja, thotë publicisti e shkrimtari, Veton Surroi.

Ai në Rubikon të KTV-së thotë se në Kosovë ende nuk është traditë që të dalin partitë jotradicionale.

“Në Kosovë ende nuk kemi traditë që të dalin format jotradicionale. Ka qenë rasti i Sllovenisë i cili ka thyer partitë e forta e tradicionale”, ka thënë ai, kur është përgjigjur në pyetjen rreth ish-partisë së tij, Ora.

“Me shtetin e kapur është shumë vështirë të dalin partitë politike. Mos harroni në Kosovë është rasti i parë kur partia e ka pasur shërbimin e zbulimit”, ka thënë ai duke përmendur SHIK-un dhe PDK-në.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme