U janë marrë pasaportat katër të dyshuarve në rastin “Lotaria”, për paraburgimin e Grubit dhe Bajramit pritet të vendoset sot

Gjykata Penale pranoi propozimin e Prokurorisë Themelore Publike dhe caktoi masa sigurie për katër persona në rastin “Lotaria Shtetërore”, ndërsa për ish-zëvendëskryeministrin Artan Grubi dhe ish-drejtorin Përparim Bajrami, të cilët nuk ndodhen në vend, në mënyrë shtesë do të merret vendimi nëse do të pranohet masa e paraburgimit.

“Gjyqtar i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup, duke vepruar sipas propozimit të Prokurorisë Themelore Publike për caktimin e masave të kujdesit ndaj katër personave të përfshirë në hetimin lidhur me “Lotarinë Shtetërore të RMV-së”, për veprën penale Shpërdorimi i pozitës zyrtare dhe autorizimit nga neni. 353 i Kodit Penal, e të cilët u dëgjuan në gjykatë gjatë natës, solli vendim me të cilin pranohet propozimi i Prokurorisë Publike dhe u vendos masa ndaj të 4 personave në përputhje me nenin 146 paragrafi 1 pika 2 dhe pika 3, përkatësisht konfiskimi i dokumentit të udhëtimit dhe detyrimi për t’u paraqitur herë pas here në gjykatë”, njofton Gjykata Penale.

 “Gjithashtu, gjyqtarit të procedurës paraprake i është dorëzuar edhe propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave të përfshirë në të njëjtin hetim, e cila masë fillon të zbatohet me zbulimin e tyre, për të cilin propozim gjykata është në procedim dhe për të cilat gjatë ditës Publiku do të informohet më tej. Kundër këtyre vendimeve palët kanë të drejtë ankim në Këshillin Penal”, bëjnë të ditur nga Gjykata.

Të dy ata akuzohen se kanë dëmtuar buxhetin e Lotarisë me mbi 501 milionë denarë.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme