Gjykata e Apelit ka lënë në burg 14 vjeçarin Mario Perlleshaj, i cili dyshohet si autor i vrasjes së bashkëmoshatarit të tij, Martin Cani.
I mituri kërkoi që t’i zbutej masa e sigurisë, por shkalla e apelit la në fuqi vendimin e marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë së Tiranës, për ta lënë 14 vjeçarin nën masën “arrest në burg”.
Sakaq, 14 vjeçari ndodhet në institucionin e të miturve në Kavajë.
Kujtojmë se Martin Cani u vra më 18 nëntor pak metra larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Nga sherri mes adoleshenteve mbeti i plagosur edhe shoku i tij, Luis Meçja, i cili pas disa ditesh qendrim në spital është transportuar jashtë vendit për tu kuruar.