Nga ulja e tarifave deri te shtimi i fondeve sociale për shtresat në nevojë! Partia e Lirisë prezanton 16 amendamente të reja për buxhetin e Bashkisë Tiranë

Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, prezantoi sot 16 amendamente të reja për buxhetin e bashkisë Tiranë.


Në një konferencë për mediat Blushi tha se amendamentet e PL-së do t’i vijnë në ndihmë shtresave më në nevojë.

Deklaratat e plotë

Së bashku me përfaqësues të grupit të Këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Bashkinë e Tiranës do të denoncojmë sot jo vetëm projektbuxhetin 2025 të Bashkisë së Tiranës, si thellësisht antisocial, korruptiv dhe zhvatës të taksave të qytetarëve, por edhe do të publikojmë 16 amendamentet e Partisë së Lirisë për uljen e një sërë taksash, si dhe shtim të fondeve për kategoritë sociale më nevojë, që arbitarisht u janë mohuar nga Erion Veliaj, pasi interesi i tij nuk është të lehtësojë xhepat e qytetarëve dhe koston e lartë të jetesës, por është të shtojë vjedhjen përmes inceneratorit fantazëm të Tiranës, ku ai është pronari faktik i saj.

Shperndarja e burimeve financiare tregon që për Bashkinë e Tiranes, proritet mbeten zhvatja e përbindshme e taksave të qytetarëve, nëpërmjet rritjes së shpenzimeve te personelit, shpenzimet administrative te Bashkise, sherbimet policore, menaxhimi i mbetjeve, inceneratori fantazmë i Tiranes, pronari faktik i së cilit është Erion Veliaj dhe skemave kriminale 5D:

  1. Fondet per paga dhe kapitale zene nje përqindje te larte te shpenzimeve totale
  2. Ne krahasim me buxhetin e qeverise qendrore e cila planifikon te shpenzoje 15.5 leke per shpenzime personeli per 100 leke shpenzime totale, Bashkia e Tiranes per 100 leke shpenzime planifikon te shpenzoje 27.9 leke shpenzime personeli
  3. Ne krahasim me buxhetin e qeverise qendrore e cila planifikon te shpenzoje 19.7 leke per shpenzime kapitale per 100 leke shpenzime totale, Bashkia e Tiranes per 100 leke planifikon te shpenzoje 37.6 leke per shpenzime kapitale qe tregon se ky buxhet nuk eshte fare realist
  4. Per inceratorin e Tiranes jane planifikuar te shpenzohen 1.18 milirad leke, kur nderkohe shpenzimet per zhvillimin ekonomik planifikohen ne 1.66 miliard leke, per strehimin social 1.38 miliard leke dhe per shpenzimet per mbeshtetjen sociale per te gjitha programet, dmth per familjet ne nevoje, grate, femijet, per bebet, per personat me aftesi te kufizuar, per qendrat sociale te marra se bashku do te jene do te jene 1.02 miliard leke, per bujqesine drejet per drejte jane 66.5 milion leke
  5. Shpenzimet per personat me aftesi te kufizuar jane 358 here me pak se shpenzimet per inceratorin e Tiranes
    b. Shpenzimet per mbeshtetjen e grave dhe vakzave qe trajtohen me ndihme ekonomike jane 193 here me pak se shpenzimet per inceratorin e Tiranes
    c. Shpenzimet per mbrojtjen sociale jane sa 45 here me pak se shpenzimet per inceratorin e Tiranes
    d. Shpenzimet per fuqisxzimin e grave jane 79 here me pak se shpenzimet per inceratorin e Tiranes
    e. Shpenzimet per te gjitha qendrat sociale komunitare jane sa 3.7 here me pak se shpenzimet per inceratorin e Tiranes
    f. Shpenzimet per mbeshtetjen direkt te bujqesise jane 18 here me pak se shpenzimet per inceratorin e Tiranes
  6. Bashkia e Tiranes shpenzon 222 milion leke per kopshtin zoologjik kur nderkohe per shporten e bebes shpenzon vetem 30 milion leke ose mbi 7 here me pak
  7. Bonusi qe jepet per bebet eshte rreth 50 Euro kur nderkohe per nje kafshe ne kopshtin zoologjik shpenzohet mesatarisht mbi 20 000 euro ne vit
  8. Bashkia e Tiranes shpenzon per dekorimin e qytetit 185 milion leke nevit kur nderkohe per mbrotjen sociale, per personat me aftesi te kufizuar, per fuqizimine grave te marra se bashku shpenzon 40.4 milion ose 4.6 here me pak

16 AMENDAMENTET E PROPOZUARA NGA KËSHILLTARËT E PARTISË SË LIRISË PËR PROJEKTBUXHETIN E BASHKISË TIRANË 2025

Amendamentet qe propozon Partia e Lirise per rritjen e fondeve per nevojat e zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjen sociale:

  1. Anullimin e shpenzimeve per inceratorin e Tiranes ne vlerën 1.18 miliard leke
    2. Uljen e shpenzimeve operative ne 20% me nje efekt 1.97 miliard leke
    3. Uljen e shpenzimeve per investime ne 20% me nje efekt kursimi ne 2.9 miliard
    4. Pergjysmimin e shpenzimeve te kopshtit zologjik dhe dekoreve me nje efeket kursimi ne 0.2 miliard leke

Amandamentet e Partise se Lirise per nevojat e zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjen sociale:
1. Rritja e shpenzimeve per zhvillimin ekonomik ne vleren 0.5 miliard lekë
2. Rritjen e shpenzimeve per mbeshtetjen direkt te bujqesise ne vleren 0.5 miliard leke
3. Rritja e shpenzimeve per shporten e bebes ne vleren 0.5 miliard leke
4. Rritja e shpenzimeve per projekte ne mbeshtetje te rinise ne vleren 0.25 miliard leke
5. Rritja e shpenzimeve per kujdesin social per nenat dhe vajazat ne nevoje ne vleren 0.5 miliard leke
6. Rritja e shpenzimeve per kujdesin social per te gjitha kategorite ne nevoje ne vleren 1.0 miliard leke
7. Mbeshtetjen e pensionisteve me ne nevoje me nje fond prej 0.5 miliard leke
8. Rritja e shpenzimeve per bonusit e qirase, te intresave, dhe permiresimit te kushteve te banesave ne vleren 0.5 miliard leke
9. Rritjen e investimeve per strehimin e drejte per drejte socaile ne vleren 2.0 miliard leke
10. Rritje e shpenzimeve per sportit ne vleren 0.5 miliard leke
11. Ulja e pagesave te kopshteve dhe cerdheve
12. Ulja e tarifes se ujit

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme