Humbi jetës pasi masivi i gurit e zuri poshtë, arrestohet investitorja e objektit! Shpallen në kërkim administratori dhe drejtuesja teknike e firmës së ndërtimit

Për shkak të ngjarjes së rëndë të ditës së djeshme në Berat, ku punëtori ndërroi jetë pasi një masiv guri e zuri poshtë, policia ka arrestuar pronaren e subjektit, dhe ka shpallur në kërkim administratorin dhe drejtuesen teknike të firmës së ndërtimit që po kryente rikonstruksionin.


Në pranga ka rënë shtetasja V.S., 45 vjeç, e në kërkim janë shpallur shtetasit Ç.H., 53 vjeç dhe I.Ç., 41 vjeçe.

Uniformat blu njoftojnë se viktima punonte i paregjistruar në organet tatimore.

Ai e ka humbur jetën si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë. Gjithashtu, rezulton se këta 3 shtetas kanë tentuar të pengojnë zbulimin e së vërtetës, duke fshehur identitetin e shtetasve përgjegjës për punimet.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e djeshme, në lagjen “13 shtatori” në Berat, ku viktima G.S., po kryente punën për rikonstruksionin e një subjekti.

NJOFTIM

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për shtetasin G. S., i cili humbi jetën gjatë punës për rikonstruksionin e një objekti në lagjen “13 Shtatori”, ku e zuri poshtë një masiv guri që u shkëput nga zona e kalasë, informojmë se Komisariati i Policisë Berat kreu të gjitha veprimet procedurale për rastin.

Në përfundim të tyre arrestoi në flagrancë investitoren e objektit, shtetasen V. S., 45 vjeçe, si dhe shpalli në kërkim administratorin dhe drejtuesen teknike të firmës së ndërtimit që kryente rikonstruksionin, përkatësisht shtetasin Ç. H., 53 vjeç dhe shtetasen I. Ç., 41 vjeçe.
Nga hetimet e deritanishme rezulton se shtetasi G. S. punonte i paregjistruar në organet tatimore.
Ai e ka humbur jetën si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë. Gjithashtu, rezulton se këta 3 shtetas kanë tentuar të pengojnë zbulimin e së vërtetës, duke fshehur identitetin e shtetasve përgjegjës për punimet.
Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme