Kërcënonte me thikë nxënësit e gjimnazit, arrestohet 42 vjeçari në Tiranë

Një 42 vjeçar në Tiranë është arrestuar në flagrancë pasi kanoste me thikë nxënësit e Shkollës së Mesme të Bashkuar, Krrabë.


Në pranga ka rënë shtetasi A.B., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë, 42 vjeçari kërcënonte me thikë nxënësit nga klasa e 9-të deri në atë të 12-të teksa ata po shkonin po shkollë.

Ai akuzohet për veprat penale “Kanosja” dhe “Përndjekja”.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Farkë, Tiranë

Kanoste dhe përndiqte nxënësit e Shkollës së Mesme të Bashkuar, Krrabë, falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një mjet prerës (thikë), me të cilin ky shtetas kanoste disa nxënës të kësaj shkolle.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë, pas marrjes së njoftimit se një shtetas kanoste me mjet prerës dhe përndiqte disa nxënës të shkollës në Krrabë, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë e mundur kapja në afërsi të shkollës, e shtetasit A. B., 42 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet mjeti prerës (thikë), me të cilin kërcënonte disa nxënës të kësaj shkolle.

Ky shtetas, me anë të mjetit prerës (thikë), rrugës për në shkollë, kanoste dhe përndiqte disa nxënës nga klasa e 9-të deri në klasën e 12-të të shkollës në Krrabë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i 42-vjeçarit dhe materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Përndjekja”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme