Gruaja e denoncoi për vjedhje parash, AMP arreston policin në Gjirokastër! Gjendet valixhja me 5 mln lekë dhe portofoli me 8 mijë euro, akuzat që rëndojnë ndaj inspektorit

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore i rajonit Vlorë-Gjirokastër, ka arrestuar Inspektorin me iniciale J.R., pasi u denoncua nga bashkëshortja e tij për shkelje të urdhrit të mbrojtjes.


Inspektori pas hyrjes me dhunë në banesë të bashkëshortes, i mori asaj një valixhe ku ndodheshin 5 milionë lekë.

Nga kontrolli i banesës së kunatit të policit, u gjend valixhja dhe një portofol me shumën 8 mijë euro.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar paratë, 287 fishekë pistolete të tipit TT, një dorezë metalike, një krehër me 7 fishekë dhe 1 palë pranga.

Gjithashtu AMP-ja ka arrestuar Inspektorin L.T., me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Mirditë, pasi ka drejtuar makinën në gjendje të dehur dhe është përplasur me një automjet tjetër, duke i shkaktuar kështu dëme.

NJOFTIM

AMP arreston në flagrancë dy punonjës policie

➡️ Agjencia e Mbikëqyrjes policore (Rajoni Shkodër – Lezhë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor L.T., me detyrë Paturllë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Mirditë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Punonjësi i policisë gjatë drejtimit të mjetit në “Rugën e Kombit” është përplasur me një automjet tjetër duke shkaktuar dëme materiale. Nga verifikimi me testin matës të alkolit rezultoi pozitiv.

➡️ Gjithashtu Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor J. R., me detyrë Trupë shërbimi në Komisariatin e Policisë Gjirokastrës, i dyshuar për veprat penale “Vjedhja”, “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ish- bashkëshortja ka denoncuar punonjësin e policisë për shkelje të urdhërit të mbrojtjes, duke i vajtur në banesë dhe gjithashtu i ka marrë një valixhe ku ndodheshin një sasi prej 5 milionë lekësh.

Pas marrjes së kallëzimit, u kryen veprimet hetimore dhe nga kontrolli në banesën e shtetasit SH. A. (kunati i punonjësit të policisë J. R.) u gjend valixhja dhe një portofol me shumën prej 8 000 Euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vazhdim të veprimeve nga kontrolli i banesës së tij në qytetin e Gjirokastrës, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi prej 287 fishekësh pistolete të tipit TT, një dorezë metalike, një krehër me 7 fishekë dhe 1 palë pranga.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave mbikëqyrëse, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected].

Për ankesa me Whatsapp 0694151511

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme