Zëdhënësi i Qeverisë: Republika e Kosovës nuk i ka iniciuar tensionet në veri

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë se Republika e Kosovës nuk i ka iniciuar tensionet në veri.

Në një përgjigje për Klankosova.tv, Kryeziu tha se institucionet e Republikës së Kosovës kanë qenë cak i sulmeve të vazhdueshme të grupeve kriminale dhe strukturave të organizuara dhe dirigjuara nga Serbia, derisa në Banjskë të Zveçanit qëllimi i sulmit terrorist ishte aneksimi i veriut, ndërsa në Ibër-Lepenc, sipas zëdhënësit kishte për qëllim ndërprerjen apo vështirësimin e shërbimeve esenciale dhe çrregullimin e jetës shoqërore e qytetare, institucionale dhe ekonomike, transmeton Klankosova.tv.

“Republika e Kosovës nuk i ka iniciuar tensionet në veri. Institucionet e Republikës së Kosovës kanë qenë cak i sulmeve të vazhdueshme të grupeve kriminale dhe strukturave të organizuara dhe dirigjuara nga Serbia. Prej vendosjes së masave ndaj Kosovës, vendi ynë ka qenë target i dy sulmeve të mëdha terroriste. Fillimisht në Banjskë të Zveçanit, me 24 shtator 2023, ku mbeti i vrarë një rreshter i Policisë së Kosovës. Dhe pastaj me 29 nëntor 2024 në Zubin Potok ku cak ishte infrastruktura kritike. Sulmi i parë kishte për qëllim ankesimin e veriut të vendit. Ndërkaq sulmi i dytë kishte për qëllim ndërprerjen apo vështirësimin e shërbimeve esenciale dhe çrregullimin e jetës shoqërore e qytetare, institucionale dhe ekonomike”, tha Kryeziu.

Tutje, ai shton se masat ndaj Kosovës nuk kanë arsye të jenë ende në fuqi.

“Në anën tjetër, Republika e Kosovës e ka përmbushur anën e saj të dakordimit të Bratislavës. Ka 6 muaj prej kur z. Borrell ka rekomanduar heqjen e masave ndaj Kosovës. Ka kohë që nuk ka më asnjë arsye valide që masat të jenë në fuqi. Ne i bëjmë thirrje BE-së që të heq masat sa më parë dhe plotësisht, bazuar në situatën aktuale në terren dhe rekomandimit të ish Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Borrell. Dhe të kthej shikimin kah Serbia e cila vazhdimisht ka pasur sjellje agresive ndaj Kosovës dhe është burim i tensioneve për gjithë rajonin”, deklaroi Kryeziu.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme