Të njoftuar për mungesën e ujit në pothuajse gjysmën e Shkupit, qytetarët kanë filluar të furnizohen në mënyrat e tyre

Gazetare: Melihate Rustemi

Një pjesë e banorëve të Shkupit që janë informuar se do të mbesin pa ujë nga e premtja në mbrëmje kanë gjetur mënyrat për të siguruar ujë rezervë. Disa prej tyre kanë blerë ujë ndërsa shumë të tjerë thanë se do të mbushin nga çezma të caktuara.

Nga e premtja në mbrëmje, në orën 22 e deri në sanimin e defektit të shkaktuar në rrugën “Nikolla Parapunov” në Komunën e Karposhit, siç ka informuar ndërmarja publike “Ujsjellës dhe Kanalizim” pa ujë do të mbeten banorët nga Gjorçe Petrov duke nisur nga Qendra Tregtare “Planet”, Porta Vllae, Karposh, Taftalixhe, Vodni, Qendër, Kisella Vodë, Draçevë, Pintija, 11 Tetori, Lisiçe, Lisiçe e Re, Aerodrom, Autokomandë (zona e poshtme), Zelenikovë dhe Studeniçan.

Njëkohësisht, nga ndërmarja publike “Ujsjellës dhe Kanalizim” bëjnë të ditur se ujë do të vazhdojnë të kenë banorët e Çairit, Butelit, Radishanit, rruga e Plastikave deri te ambasada e Amerikës, Vizbegu, Bardovca, Zhelezara, Autokomanda (zona e epërme), një pjesë e Gjorçe Petrov, Saraji, Shuto Orizarja, Fushë Topana, Novoselski pat, lagjja Dame Gruev, Kisela Jabuka, Stopanski dvor, Volkova dhe Ormani.
Kryetarja e Shkupit, Danela Arsovska pret që sanimi i defektit në Karposh të Shkupit, i lidhur me tubacionin kryesor të ujësjellësit në Shkup, të përfundojë brenda një dite. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme