Humbën jetën nga rrjedhja e gazit në banesë, zbardhen detaje të reja nga ngjarja tragjike në Tiranë! Dy personat u gjetën nga familjarët, dyshohet se…

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja tragjike në Tiranë, ku dy persona humbën jetën si pasojë e rrjedhjes së gazit në banesë.


Dyshohet se rrjedhja e gazit është shkaktuar nga bombola e ngrohjes.

Pronari i banesës, Altin Maksuti jetonte në Greqi dhe kishte shkuar së bashku me të afërmin e tij Vladimir Bengun për të kryer disa riparime në banesë.

Të dy janë gjetur në banesë nga familjarët që kanë njoftuar policinë pasi ata nuk iu përgjigjeshin në telefon.

Njoftimi:

Më datë 19.12.2024, rreth orës 17:20, në rrugën “Marije Kraja”, dyshohet se janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit, pronari i banesës, shtetasi A.M, rreth 47 vjeç dhe një afërm i tij i largët shtetasi V.B, rreth 56 vjeç, të cilët kanë humbur jetën sipas konfirmimit të stafit mjekësor.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme