Gjesti e quajti “mami milf”, Drenusha thotë se u ofendua shumë nga ai

Në darkën e të nominuarve, një moment tensioni u krijua kur Drenusha u ballafaqua me pyetjen e drejtpërdrejtë: “Pse e bullizon Gjestin çdo ditë?”.

Tema, që ka ngritur diskutime mes ndjekësve të programit, solli një reagim të menjëhershëm nga ana e saj.

Drenusha pranoi se mund të ketë përdorur fraza që mund të jenë perceptuar si bullizuese, por theksoi se kjo nuk është qëllimi i saj. “E di që i kam thënë ‘bebush’, ‘fëmijë’. Nëse qenka bullizuese, mendoj që edhe Gjesti duhet të reflektojë,” tha ajo, duke sugjeruar se komunikimi mes tyre ka qenë reciprokisht provokues.

Ajo vijoi të argumentonte se edhe Gjesti ka përdorur shprehje që mund të konsiderohen fyese. “Gjesti më ka thënë ‘milf’, pasi në sajtet pornografike, është shumë fjalë fyese,” shtoi Drenusha, duke tërhequr vëmendjen për dy standardet në mënyrën e interpretimit të gjuhës dhe qëndrimeve.

Ky debat ka ngritur një diskutim më të gjerë mbi kufijtë e humorit dhe mënyrën si shakatë apo komentet mund të perceptohen në mjediset publike.

Në një ambient të tillë, ku çdo fjalë analizohet nga publiku, sfida për të ruajtur një komunikim të balancuar është e dukshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme