Parashqevi Simaku suprizon shqiptarët, rikthehet sot në Festivalin e Këngës në RTSH

Artistja e madhe shqiptare, Parashqevi Simaku do të rikthehet në Festivalin e Këngës në RTSH. Lajmin e bukur e ka bërë me dije vetë biznesmeni Elton Ilirjani i cili përgjatë këtyre ditëve ka qenë dhe zëri i artistes shqiptare.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”, Eltoni lajmëron se mbrëmjen e kësaj të shtune me zë dhe figurë Parashqevi Simaku do të bëjë një përshëndetje në Festivalin e Këngës.

“Sot në orën 21:00 Parashqevi Simaku përshëndet për herë të parë me zëq dhe figurë Festivalin e 63-të të Këngës në RTSH!”, shkruan Elton Ilirjani.

Hera e fundit kur ajo performoi në Shqipëri ka qenë viti 1996, në Festivali i 35-të i Këngës në RTSH ku dhe ishte e ftuar speciale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme