Parandalohet ngjarja kriminale në Shkodër! Vihet në pranga 29-vjeçari pasi dhunoi babain dhe e kërcënoi se do ta vriste, ja detajet

Policia ka parandaluar një ngjarje kriminale në Shkodër. Mësohet se është vënë në pranga një 29-vjeçar i cili ka dhunuar babain e tij dhe e ka kërcënuar për ta vrarë.


I riu është kapur në flagrancë, ndërkohë që si pasojë e dëmtimeve babai i tij, 61-vjeçar,  u dërgua në spital dhe pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, është larguar përsëri për në banesë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Kapet dhe vihet në pranga një 29-vjeçar që dëmtoi babanë e tij, me sende të forta dhe me mjet prerës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas njoftimit të marrë se një shtetas, banues në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, po dhunonte babanë e tij dhe e kërcënonte atë, për ta vrarë, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë.

Falë veprimeve të shpejta profesionale të shërbimeve të Policisë u bënë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit R. L., 29 vjeç.

Ky shtetas po dhunonte dhe kishte dëmtuar me mjet prerës, babanë e tij, shtetasin N. L., 61 vjeç, si dhe e kërcënonte atë, për ta vrarë.

Si pasojë e dëmtimeve, 61-vjeçari u dërgua në spital dhe pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, është larguar në banesë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme