Parashqevi Simaku nuk do të qëndrojë më në hotel, kjo është arsyeja

Që prej momentit të zbulimit të saj nga një kronikë lajmesh e televizionit ABC7NY, duke kërkuar informacion për të pastrehën me emrin “Simaku Nolfe” që merrte çantën e ndihmave, Parashqevi Simaku qëndron pranë biznesmenit Elton Ilirjani.

Pas gjetjes së këngëtares nga një shqiptare në Nju-Jork, Elvira Tata dhe më pas bashkëpunimit të saj me Ilirjanin, artistja u vendos në një dhomë hoteli në Manhattan.

Si Ilirjani, ashtu edhe Tata kanë ndarë detaje rreth saj, por më e rëndësishmja është që Parashqevi Simaku nuk është më e pastrehë. Sipas videove të shpërndara nga biznesmeni, ajo ka mundur të flasë me ish-bashkëshortin dhe djalin, si edhe të takojë nipin.

Tashmë, situata e saj duket se po lehtësohet edhe më shumë. Elton Ilirjani ka ndarë një përditësim për këngëtaren në rrjetet e tij sociale ku shkruan se falë ndihmës së një biznesmeni, Simaku do të qëndrojë në një apartament.

“Duke filluar nga data 1 janar 2025, biznesmeni i parë shqiptar është ofruar t’i paguajë qiranë mujore të apartamentit në Manhatan Parashqevi Simakut”.

Ilirjani nuk e ka zbuluar emrin e personit që ka marrë përsipër këtë angazhim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme