Ja 15 pikat e programit qeveritar të Zaevit si kryeministër i Maqedonisë

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev sot para qytetarëve e prezantoi programin e ri të Qeverisë së ardhshme, ku bëri thirrje që të gjithë të njëjtin ta pranojnë.

Këto janë pikat e tij për qeverinë e re.  

    1. Republika e Maqedonisë do të jetë shtet për të gjithë qytetarët – nuk ka më ndarje mes atyre që janë afër dhe larg me pushtetin. Do të ndërtojmë shoqëri të bashkuar me lidhje të afërta mes të gjithë qytetarëve dhe jo tensione ndëretnike.
  1. Republika e Maqedonisë do të zhvillohet drejt integrimit në BE dhe NATO. Marrim obligim për zbatimin e reformave prioritare të KE-së dhe që janë pjesë e Marrëveshjes së Përzhinës. Do të fillojmë bisedimet për anëtarësim në BE-në në afat sa më të shkurtër.
  2. Standard më të mirë – do të krijojmë kushte që të ketë të ardhura më të mira për qytetarët. Në 6 muajt e parë do t’i rrisim rrogat, gjithashtu do të rritet edhe paga minimale.
  3. Në shtet do të ketë sistem social tatimor, ata që kanë të ardhura më pak do të paguajnë më pak, ndërkaq ata që kanë të ardhura më shumë, do të paguajnë më tepër. Do ta ndalojmë pasurimin e funksionarëve.
  4. Do të angazhohemi për zhvillim të ndërmarrjeve të brendshme, që t’i zgjerojnë kapacitetit e prodhimtarisë.
  5. Do të ketë kontroll të pushtetit dhe përgjegjësi prej tij. Për paratë e buxhetit do të ketë informata të sakta dhe në kohë.
  6. Do të jemi Qeveri transparente për sjelljen e vendimeve të rëndësishme, duke diskutuar me qytetarët.
  7. Do të sigurojmë zhvillim të barabartë, është e nevojshme për të gjithë qytetarët. Ndarja e parave deri te Komunat do të jetë transparente dhe në bazë të nevojave të qytetarëve.
  8. Do të sigurojmë sistem gjyqësor të pavarur, efikas dhe profesional. Partitë do të jenë larg gjyqësorit. Do të formohet Departament Special në Gjykatën Themelore për rastet e Prokurorisë Speciale.
  9. Jemi të gatshëm për jo-selektim kundër korrupsionit. Qeveria e re do të merr detyrë që proceset kundër korrupsionit të përfundojnë, ndërkaq paratë t’u kthehen qytetarëve.
  10. Do të sigurojmë kontroll të ndjekjes së komunikacioneve nga Shërbimet Sekrete. Shërbimet Sekrete që kanë kompetenca për ndjekjen e komunikacioneve duhet të kenë mandat të qartë. Do të ketë kontroll të vërtetë të shërbimeve sekrete nga Kuvendi. Asnjëherë më s’do të përsëritet skandali i përgjimeve.
  11. Do të sigurojmë media të pavarura, do të sigurojmë reforma në media, në bazë të reformave prioritare . Do të reformohet RTVM dhe të punojë në mënyrë të pavarur.
  12. Të gjithë të punësuarit në administratë do të punojnë pa trysni partiake. Menjëherë do ta zgjedhim çështjen e administratorëve që marrin rrogë dhe nuk shkojnë në punë.
  13. Qeveria e re do të angazhohet që ta zbardh rastin e Kumanovës, me mbështetje ndërkombëtare për ata të cilët kanë qëndruar prapa rastit. Ministria kompetente do të japë mbështetje për “Sopotin” “Brodecin”, “Monstrën”, “Nikolla Mlladenov” dhe “Martin Neshkovskin”.
  14. Do të ketë ligj për avancim të ligjit për gjuhën shqipe që qytetarët të komunikojnë më lehtë me institucionet. Maqedonia do të shtet i të gjithë qytetarëve. Do të përkrahim politikat e gjuhës. Qeveria e re do të propozojë ligj për gjuhën shqipe për zgjerim të përdorimit në institucione, ku do t’u mundësojë shqiptarëve që të komunikojnë më lehtë me institucionet. Atje ku ka 20% të qytetarëve, aty do të ketë gjuhë tjetër shtesë zyrtare, pra turqisht ku ka turq, rome ku ka romë etj. Është gënjeshtër se të gjithë qytetarët nuk mund të mësojnë ndonjë gjuhë do të dënohen. Institucionet që nuk do ta respektojnë ligjin për gjuhën, do të dënohen.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme