Pesë mrekullitë që duhet t’i shikoni para se të zhduken (Foto)

Në këtë artikull do ju tregojmë për strukturat më të mahnitshme të ndërtuara nga njeriu ndër shekuj, të cilat kanë mbijetuar deri në ditët e sotme.

Disa prej tyre janë në rrezik të shkatërrohen për shkak të faktorëve të mjedisit.

Këtu janë 5 nga ato mrekulli inxhinierike që ju duhet t’i shikoni para se të jetë tepër vonë.

1. Venecia, Itali

Venecia është ndoshta një nga qytetet më të bukur në botë. Ajo është ndërtuar mbi 118 ishuj të vegjël.

Ashtu si kontinentet janë zhvendosur dhe niveli i ujit në të gjithë globin është rritur, Venecia është në rrezik serioz për tu zhdukur.

Aktualisht ka projekte prej miliona dollarë për të instaluar portat, por mund të jetë vonë. Në vitin 1495 ai u quajt qyteti më i bukur në botë nga mbreti francez Charles VIII.

2. Taj Mahal

Taj Mahal është një nga monumentet më ikonikë në botë. Monumenti është ndërtuar pasi gruaja e perandorit Shan Jahan, Mumtaz Mahal, vdiq gjatë lindjes së fëmijës në vitin 1631.

Tempulli i bardhë përmban një kupolë 56.9 metër dhe një pishinë në pjesën e përparme.

Mermeri i bardhë në monument është përkeqësuar shumë në vite.

Në vitet 1990, qeveria indiane filloi punën restauruese. Ajo mund të shkatërrohet nga një numër i katastrofave mjedisore.

3. Easter Island (Ishulli i Pashkëve)

Dymijë milje nga brigjet e Amerikës së Jugut ndodhet ishulli historik plot me ‘koka të varrosura’, që më pas u është bashkangjitur edhe trupi.

Zbuluar në 1722, historianët dhe arkeologët ende janë të pasigurt se si kokat prej guri mbërritën në ishull.

Çdo kokë dhe trup është 3.9 metër i gjatë dhe peshon 14 ton.

Ndryshimi i klimës dhe rritja e baticave ka mundësi ta shkatërrojnë këtë mrekulli inxhinierike.

4. Efes

Efes ka mbetur një nga metropolet më të gjallë të botës së lashtë për qindra vjet. Ai është një qytet i lashtë grek në bregdetin perëndimor të Azisë së Vogël, në Turqinë moderne, vendi i tempullit të Dianës.
Kjo është një qendër e rëndësishme e krishterimit të hershëm dhe aty kanë jetuar rreth 300.000 njerëz. Sot, tempulli është në gjendjen e rrënojave, por në një shkallë që ka ruajtur bukurinë e tij. Erozioni nga stuhitë paraqet një kërcënim shumë real për mbijetesën e tempullit.

5. Maçu Piçu

Qyteti antik ishte një mekanizëm bujqësor, i vendosur plotësisht në fasadat e pjerrëta të malit.

Inxhinierët e lashtë ndërmorën një detyrë mbresëlënëse pasi ata stabilizuan anën e malit me gurë dhe dheun (tokën) e ngjeshur.

Flukse të mëdha të turistëve në këtë zonë kanë shkatërruar pjesën më të madhe të mbështetjes dhe të punimeve të gurit dhe tani është në rrezik të shkatërrimit të madh. /TO/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme