Moti i keq në vend, anulohen lundrimet nga Durrësi në Bari dhe anasjelltas

Për shkak të motit të keq, të dielën më 12 janar 2025, do të anulohen lundrimet Durrës-Bari dhe anasjelltas.


Sipas parashikimeve të motit, era të fryjë fuqishëm nga veri-lindja, teksa forca e detit pritet që të jetë 8 deri në 9 ballë. Ndërsa, do të lundrojë trageti i linjës Ankora-Durrës.

Parashikohet që tragetet e linjës Bari-Durrës dhe anasjelltas të bëjnë rinisje të hënën në mbrëmje nga të dyja brigjet.

Agjencitë detare kanë njoftuar pasagjerët për këtë anulim. Edhe anijet tregtare dhe peshkarexhat do qëndrojnë në kalata derisa moti të përmirësohet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme