Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak moti parashikohet me kthjellime kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore ndërsa vranësira mesatare hera-herës të dendura përgjatë relieveve malore në verilindje-juglindje të territorit.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në10m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës pritet të arrijë shpejtësi 14m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3ballë.
Temperaturat parashikohen në bregdet 1/11°C, në vendet e ulëta -3/ 12 °C dhe e zonat malore -9/4 °C.