Masat/ S’ka garanci për mos rritjen e çmimeve

Kreu i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimor tha se ende nuk dihet çfarë mund të ndodhë me çmimet e artikujve ushqimorë që ishin pjesë e shportës së Vitit të Ri dhe u shitën më çmim më të ulët për një muaj. Qyra nuk mohoi se çmimet e produkteve të caktuara mund të rriten duke shtuar se Qeveria akoma nuk ka një masë konkrete si duhet vepruar. Një ditë më par përfundoi aksioni Shporta e Vitit të Ri që nisi më 15 dhjetor. Sipas Ministrisë së Ekonomisë, qëllimi kryesor i Shportës, ishte krijimi i një liste më të gjerë të produkteve ushqimore me çmime më të ulëta ku u përfshinë rreth 1.200 produkte. Shporta të ngjashme Qeveria ka paralajmëruar edhe për festat e ardhshme.

“Ato kanë prit pragun deri në 15, tani a do t’i rrisin nuk e di. Është mirë të mos i rrisin çmimet, apeli jonë është që mos i rrisin çmimet për arsye se janë produkte të rëndësishme për qytetarët dhe insistojmë të mbesin të njëjtat. Tani, sa do ta mbajnë ato. Ne e kemi pas marrëveshjen për një muaj, nëse vazhdohet tutje, nëse bëhet ndonjë propozim nga Qeveria sigurisht që do të ulemi dhe të bëjmë përsëri ftesë, do ti thërrasim anëtarët tonë që ta mbajnë një çmim të volitshëm për qytetarët”, deklaroi Mendi Qyra, kryetar i OEMVP. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme