Bytyqi: Çdo ditë shoh qytetarë të pakënaqur me drejtësinë (Video)

Kryetarja e re e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Afërdita Bytyqi, ka folur për sfidat me të cilat po ballafaqohet gjykata më e madhe në vend.

Ajo ka thënë se i njeh mirë problemet të cilat i ka kjo gjykatë dhe se do punojë që në këtë gjykatë të shtohet numri i gjyqtarëve dhe të shkurtohet koha e pritjes së qytetarëve për t`i realizuar të drejtat e tyre.

“E kam fjalën te grumbullimi i madh i lëndëve të trashëguara me vite në këtë gjykatë, numri i madh i lëndëve që veq janë të bartura prej viteve paraprake. Jam në dijeni dhe jam në rrjedha të çdo problemi që ballafaqohet kjo gjykatë”, ka deklaruar kryetarja Bytyqi.

Ajo ka deklaruar se shumë shpejt pritet t`i vijnë edhe 18 gjyqtarë të rinj.

“Unë për çdo ditë shoh qytetarë të pakënaqur me punën e sistemit gjyqësor me fokus të veçantë ndoshta me Prishtinën”, ka thënë ajo./Kallxo.com/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme