DAP: Deri më 27 janar afati për dorëzimin e fletëparaqitjeve 04 të TVSH-së

Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP) i kujton obliguesit tatimorë të cilët kanë obligim të paraqesin fletëparaqitjet 04 të TVSH-së, se afati për dorëzimin është deri më 27 janar të vitit 2025.

“Deri më tani, janë dorëzuar vetëm 6.253 fletëparaqitje 04 të TVSH-së nga 41.531 që janë parashikuar, që përfaqëson vetëm 15,1 për qind të numrit total të tatimpaguesve. Mbeten edhe 35.278 fletëparaqitje 04 të TVSH-së që duhet të paraqiten në ditët e mbetura. Apelojmë që të jeni tatimpagues përgjegjës dhe të dorëzoni të gjitha dokumentet e nevojshme tek kontabilistët tuaj në mënyrë që të përpunohen në kohë dhe me saktësi fletëparaqitjet e juaja 04 të TVSH-së për këtë periudhë tatimore. Mos e vononi procesin!. Dorëzoni fletëparaqitjet e juaja -5 të TVSH-së në kohë dhe bëhuni shembull i tatimpaguesve përgjegjës, thuhet në kumtesën e lëshuar nga DAP.

Informata apo mbështetje shtesë mund të merrni në kontakt qendrën e DAP-it, në [email protected] dhe në numrat e telefonit: 0800 33 000 dhe 02 3253 200.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme