554 persona jetojnë me HIV në vend. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, gjatë muajit dhjetor janë raportuar dy raste të konfirmuara me HIV, tek meshkujt të grup moshës 40-49 vjeç. Është regjistruar një vdekje nga SIDA, e raportuar si e ndodhur në nëntor 2024, tek një mashkull, i grupmoshës 20-29 vjeç. Në grupin e infeksioneve seksualisht të transmetueshme me gjak Janë regjistruar 22 persona të infektuar, shtatë raste me sifilis, gjashtë raste me hepatit B, pesë me hepatit C dhe katër me infeksion klamidia. Sipas evidencës ekzistuese të rasteve të raportuara deri në fund të vitit të kaluar, numri kumulativ i personave të regjistruar me HIV/AIDS në Maqedonia e Veriut, për periudhën 1987–2024, është 688 dhe prej tyre, sipas të dhënave që disponon ISHP, kanë vdekur 130 persona. /Alsat.mk