Rama nga Gjermania ‘kërcënon’ BE-në

Duke folur në një takim të fondacionit “Friedrich Ebert” në Berlin, kryeministri Rama ka përsëritur “kërcënimin” e tij të shpeshtë se nëse nuk integrohemi në Evropë, në rajon mund të zënë rrënjë forca të tjera antieuropiane.

Ndonëse nuk ka dhënë më tepër detaje se kush janë këto forca antieuropiane, indirekt kuptohet që Rama “kërcënon” BE-në me Rusinë, ndikimi i së cilës në Ballkan vjen duke u rritur.

“Ne nuk jemi duke rendur drejt anëtarësimit, por jemi gjithmonë e më shumë të dëshiruar për të mos humbur perspektivën europiane, si i vetmi horizont në sytë e njerëzve tanë, sepse do të ishte tepër vonë, nëse forcat antieuropiane do të zinin rrënjë në rajon. Mund të pyesni, – vërtet e keni seriozisht që jeni kaq shumë pro europianë sot, kur çdokush do që të dalë, ju do doni të hyni?! Por, mendoj se, është pak më shumë e ndërlikuar dhe më pak sipërfaqësore se kaq. Për ne, Europa ka të bëjë me diçka shumë më shumë të rëndësishme, ka të bëjë me të ardhmen, paqen dhe sigurinë. Për ne do të thotë të ndërtosh të ardhmen mbi të pamundurën e të shkuarës”, tha Rama.

Kryeministri i Shqipërisë ka folur gjithashtu edhe domosdoshmërinë e liberalizimit të vizave për Kosovën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme