Vdekja e 12-vjeçarit Leo Sadiku/ Nëna e të miturit dhunon mjeken pediatre në spital : Më ka neglizhuar mjekimin e djalit

Policia e Tiranës ka nisur hetimet për Roveta Sadikun, nënën e 12-vjeçarit Leo Sadiku, që humbi jetën në spital pasi shfaqi probleme shëndetësore, pasi akuzohet se ka dhunuar një mjeke në spitalin e Pediatrisë.


Blutë kanë referuar materialet në Prokurori ndaj 44-vjeçares për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”,

44-vjeçarja është denoncuar në policia nga mjekja me iniciale pediatre J. B., e cila ka akuzuar nënën e të miturit se ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj në ambientet e spitalit të Pediatrisë.

Nëna raportohet se ka dhunuar mjeken me pretendimin se ka neglizhuar mjekimin e djalit 12-vjeçar, i cili ndërroi jetë më 8 Janar në Pediatri.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, për shtetasen R. S., 44 vjeçe, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi ka kallëzuar shtetasja J. B., mjeke në Spitalin Pediatrik, se 44-vjeçarja ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, në ambientet e këtij spitali, me pretendimin se ajo ka neglizhuar mjekimin e djalit 12-vjeçar të shtetases R. S., i cili ka humbur jetën më datë 08.01.2025, në këtë spital”, njoftimi i policisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme