Marrëveshja Shqipëri-Itali/ Mbërritja e 49 emigrantëve në Shëngjin, 4 prej tyre rikthehen sërish në shtetin fqinjë

Pas mbërritjes së 49 emigrantëve në qendrat në Shëngjin, 4 prej tyre do të rikthehen në Itali.


Ansa raporton se 3 prej tyre janë të mitur.

Emigrantët mbërritën mëngjesin e sotëm në orën 7.30 në portin e Shëngjinit në bordin e mjetit patrullues Cassiopea të Marinës Italiane.

Ky është grupi më i madh i emigrantëve që zbarkojnë në vendin tonë, që pas nisjes së zbatimit të marrëveshjes Itali – Shqipëri.

Emigrantët iu nënshtruan disa procedurave të verifikimit dhe kontrollit shëndetësor në qendrën pritëse. Por mesa duket 4 prej tyre nuk kanë plotësuar kushtet për të qëndruar në Shqipëri dhe janë kthyer mbrapsht. Nuk ka detaje se për se refugjatët u kthyen.

Rinisja e marrëveshjes me Shqipërinë erdhi pas një ndalese prej rreth dy muajsh.

Transferimi i emigrantëve në qendrat përtej Adriatikut për një riatdhesim më të shpejtë, për të cilin kryeministrja Meloni ka thënë disa herë se nuk dëshiron të heqë dorë, i është besuar anijes patrulluese të Marinës “Cassiopea”, e cila tashmë monitoron detin në Lampeduza.

Më parë gjatë periudhës tetor-nëntor, ka qenë anija “Libra” ajo që sillte emigrantët, por 20 azilkërkuesit e dërguar në qendrat e Gjadrit u liruan me vendimet e gjyqtarëve të Gjykatës së Romës që refuzuan paraburgimet.

Këtë herë qeveria shpreson për një rezultat më të mirë. Tani ata që do të vendosin nuk do të jenë më magjistratët e seksionit të emigracionit, por gjyqtarët e Gjykatës së Apelit, siç parashikon ligji i ri i kërkuar nga ekzekutivi dhe që ka hyrë në fuqi më 11 janar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme