Organizatat joqeveritare luajnë një rol të rëndësishëm në trajtimin e problemve sociale në vendin tonë. Shpesh organizatat joqeveritare janë shtyllë e ndryshimeve në shoqëri duke u angazhuar në fusha të ndryshme si arsimi, kultura, të drejtat e njeriut dhe ndërtimi i paqes. Megjithatë, bashkëpunimi mes organizatave joqeveritare dhe isntitucioneve shtetërore nuk është në nivelin e duhur. Bujar Luma, themelues i Qendrës për Bashkëpunim Ballkanik LOJA, në emisionin Ftesë në Studio tha se institucionet në vendin tonë kur ndihmojnë organizatat qeveritare, duan të kenë ndikimin e tyre, duke ndërhyrë në aktivitetet e tyre.
“Ajo që shoh un problematike është që mënyra e bashkëpunimit të cilët institucionet e nënkuptojnë bashkëpunimin nuk është bashkëpunim i mirëfilltë, është pak a shumë që un ta jap ndihmën por me ndihmën time vijnë mendimet nidkimi dhe detyrat që ju merrni, gjë që Loja deri sa është në këtë formacion nuk do ta bëjë asnjëherë.” – tha Bujar Luma, themelues i CBC LOJA.
Luma tha se institucionet duhet të tregohen më të mençur dhe dashamirës, dhe të bashkëpunojnë nëse duan që të kontribojnë për komunitetitn.
“Mendoj që autoritetet duhet të jenë më intelegjentë dhe pak dashamirës, dhe do të shohin se përfituesit më të mëdhenj të bashkëpunimit, janë ata vetë. Ndoshta mendojnë që përkrahin diçka që është jashtë kontrollit të tyre, por në fakt ne kemi interes komunitetin dhe nëse edhe ata kanë interes komunitetin ashtu siç deklarojnë, nuk shoh arsye që mos bashkëpunojmë.”
Luma thotë se organizatat joqeveritare luajnë një rol të rëndësishëm, sepse ku qeveria nuk ka qasje, aty ku institucionet nuk kanë qasje, njohuri apo mjete, është roli i shoqatës civile, që dmth bën punë të pavarur dhe sjellin mundësi që të nxisin modele të reja, të cilat në një shtet normal mbi këto ndërtohet edhe ajo që është politikë shtetërore.