Një nominim kokë me kokë mes Drilonit dhe Gjestin, nxori këtë të fundit nga “Big Brother VIP Kosova”.
Tani që ka përfunduar spektakli më i ndjekur në vend dhe jo vetëm, Driloni, fituesi i këtij edicioni të “BBVK”, ka përkrahur publikisht Gjestin.
Dyshja krijuan një raport me ulje e ngritje gjatë spektaklit, por që u afruan me njëri-tjetrin më shumë në javën kur të dy ishin të nominuar.
Gjesti s’ka humbur shumë kohë dhe ka vijuar aventurën në po të njëjtin format në Shqipëri, ndërkaq Driloni ka fituar çmimin e madh në Kosovë.
“Edhe ti e ki yllin në ballë, vëlla”, shkroi Driloni për Gjestin, në një postim në ‘Instagram Story’, duke thënë se e pret me fitore.