Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami ka reaguar ndaj qëndrimeve dhe veprimeve të zëvendëskryeministrit për sistem politik, Ivan Stoilkoviç nga i cili ka kërkuar që të ketë kujdes me veprimet dhe deklaratat e tij, duke shtuar se ai duhet të respekton pozitën e zëvendëskryeministrit dhe jo të shpreh ndjenja personale.
Në rast se Stoilkoviç vazhdon me qasjen e tij anti Evropiane dhe kundër Kosovës, duke bashkëpunuar me njerëz nga lista e zezë amerikane, atëherë sipas Kasamit pozicioni i tij do të diskutohet në mbledhje të Qeverisë. /alsat.mk