Ministria e Arsimit është prononcuar mbi padinë që ditë më parë kreu i Strugës, Ramiz Merko përmes avokatëve të tij e lëshoi kundër ministres Vesna Janevska. Nga dikasteri i Arsimit thonë se marrja e kompetencave ishte mekanizmi i vetëm për të parandaluar praktikat jo ligjore të emërimit të drejtorëve nga e Merkos. “Në Podgorci është emëruar ushtrues i detyrës drejtor në përputhje me ligjin.
Padia penale e Merkos është vetëm tentim për të defokusuar opinionin nga shumë akuzat që udhëhiqen kundër tij” thuhet në reagimin e Janevskas. Merko përmes padisë ka kërkuar që Prokuroria Publike të vepron ngjashëm si në rastin e tij dhe të procedon për shpërdorim me detyrën zyrtare ministren e Arsimit, Vesna Janevska. /alsat.mk