Përmbytjet në Durrës, reagon Ministria e Mbrotjes: Prezencë uji në rrugë, toka dhe në oborret e disa banesave! Problematikat po monitorohen dhe trajtohen

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar lidhur me përmbytjet në qytetin e Durrësit, të cilat u shkaktuan nga reshjet e dendura të shiut.


Përmes një njoftimi zyrtar, ministria shprehet se në qytetin bregdetar janë shfaqur disa problematika të cilat po monitorohen dhe po trajtohen me strukturat përkatëse.

Probleme të qarkullimit rrugor janë hasur në disa zona si në Shkozet, Ish-magazinat e Agrotransportit, Zona e Plazhit, Ish-Këneta, Stadiumi dhe Lagja “17 Nëntori”.

Sakaq, niveli i ujit në Kanalin e Ujërave të Larta ka arritur në një nivel kritik.

Njoftimi:

Për shkak të reshjeve të shiut, në qytetin e Durrësit janë shfaqur disa problematika të cilat po monitorohen dhe trajtohen nga strukturat përkatëse.

Uji ka depërtuar gjithashtu dhe në oborret e disa shtëpive në zonën e njohur si “Ura e Dajlanit” dhe Ish-Këneta.

Një eskavator i Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit ka mbërritur në Kanalin e Ujrave të Larta për ndërhyrje dhe pastrimin e kanaleve.

Ka rritje të nivelit të ujit në rrugë, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve si dhe prani të ujit në disa zona të qytetit si dhe në Shkozet, Ish-magazinat e Agrotransportit, Zona e Plazhit, Ish-Këneta, Stadiumi dhe Lagja “17 Nëntori”.

Niveli i ujit në Kanalin e Ujrave të Larta në unazën e qytetit ka arritur në një nivel kritik.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme