Kirurgu hyri për t’u larë në lumin Bunë por u dëmtua rëndë, qeveria merr vendimin për mbulimin e shpenzimeve mjekësore të doktorit Arvin Dibra në vlerë 2 mln lekë

Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin që të mbulojë shpenzimet mjekësore të kirurgut Arvin Dibra, i cili në gusht të vitit që lamë pas u zhyt për t’u larë në lumin Bunë por pësoi dëmtime të rënda.


Sipas vendimit, qeveria do të mbulojë shpenzimet e kirurgut në vlerë 2 milionë lekë (të reja).

V E N D I M PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË MJEKIMIT TË Z. ARVIN DIBRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, dhe në vijim të vendimit nr.15, datë 9.1.2025, të Këshillit të Ministrave, “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2025”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të z. Arvin Dibra, në masën 2 000 000 (dy milionë) lekë.
2. Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
3. Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit.
4. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme