Me urdhër të Prokurorit Publik, MPB kryen aksion policorë në 16 lokacione

Gazetare: Ajnur Bafqari

Me urdhër të Prokurorit Publik, Ministria e Punëve të Brendshme kryen aksion policorë në 16 lokacione. Nga Prokuroria Themelore Publike kanë informuar se bëhet fjalë për dyshime për keqpërdorime mes operatorëve ekonomik dhe të punësuarve në MPB.

“Me urdhër të prokurorit publik nga PTHP Shkup, MPB ndërmerr veprime në procedurën parahetimore, në lëndën për keqpërdorimin dhe marrëveshjen mes operatorëve ekonomik dhe të punësuarve në Repartin e MPB-së, për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta, lidhur me zbatimin e prokurimit publik në polici. Deri në këtë moment, janë bërë kërkime në 16 lokacione. Duke pasur parasysh fazën që ndodhet procedura, nuk kemi mundësi të ndajmë më shumë detaje për momentin”, thonë nga PTHP.

Nga Prokuroria nuk shpalosin se për cilat prokurime bëhet fjalë saktë, por sipas informacioneve jozyrtare, bëhet fjalë për shefin e parkut vozitës, i cili dyshohet se ka bërë keqpërdorime në pjesën e tenderëve për servisim të makinave zyrtare.

Edhe nga MPB konfirmuan aksionin. Përveç në hapësirat e MPB-së, raportohet se kërkime janë bërë në më shumë servise të makinave që paraprakisht me vite I kanë servisuar makinat. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme