EMRAT/ Falsifikonin dokumente identifikimi e më pas i shisnin, arrestohen në flagrancë 3 persona! Ja çfarë u sekuestrua

Uniformat blu kanë arrestuar në flagrancë 3 shtetas, si dhe kanë ndaluar 3 të tjerë, pasi falsifikonin mjetet e identifikimit dhe më pas i shisnin.


Në pranga kanë rënë shtetasit Kushtrim Doksani, Kujtim Gilani, Getoar Luzha, si dhe u ndaluan shtetasit Kujtim Duka, Leonard Basha dhe Erina Doksani.

Nga kontrolli i ushtruar, blutë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 15 dokumente, të huaja dhe shqiptare, të dyshuara false, si dhe 7 celularë dhe 1 motomjet.

NJOFTIM

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Njësia”.

Operacioni, rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Seksionit kundër Krimeve Ekonomike të DVP Tiranë dhe Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSh-së, me Njësinë e Përbashkët të Investigimit me ShBA-në dhe me Prokurorinë e Tiranës.

Goditet një grup i strukturuar kriminal, me pjesëtarë shtetas nga Shqipëria dhe Kosova, që falsifikonte dokumente, me qëllim shitjen.

Vihen në pranga 6 shtetas. Sekuestrohen 15 dokumente, të huaja dhe shqiptare, të dyshuara false, si dhe 7 celularë dhe 1 motomjet.

Si rezultat i një hetimi intensiv, të kryer me metoda profesionale, nga Seksioni kundër Krimeve Ekonomike i DVP Tiranë dhe Njësia e Përbashkët e Investigimit me ShBA-në, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, u finalizua në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Njësia”.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit K. D., 35 vjeç, banues në Tiranë, K. G., 57 vjeç, banues në Prizren, dhe G. L., 28 vjeç, banues në Kaçanik.

Gjithashtu, u ndaluan me iniciativë shtetasit K. D., 56 vjeç, L. B., 58 vjeç dhe E. D., 20 vjeçe, të tre banues në Tiranë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme