Detaje nga ngjarja në Lezhë/ Mbante në dorë një armë zjarri, i riu u gjet i pajetë brenda në makinë nga familjarët! Ja çfarë thotë policia

Lezha u trondit këtë të enjte (6 shkurt) nga një ngjarje e rendë, ku një 25-vjeçar u gjet i vrarë me armë zjarri brenda një makine.
Rruga ne Balldre ku ka ndodhur ngjarja


I riu i identifikuar si Romario Brunga u gjet nga familjarët e tij, ndërsa në dorë mbante një armë zjarri tip pistoletë.

Po nga veprimet, rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme nga armë zjarri, ndërsa viktima ka vetëm një plagë të shkaktuar nga pistoleta që mbante në dorë.

Ende nuk ka konfirmim zyrtar, por paraprakisht nisur edhe nga rrethanat ka dyshime se mund të kemi të bëjmë me një vetëvrasje. Edhe pse policia po heton nëse ka persona të tjerë të përfshirë apo jo.

Lezhë/Informacion Paraprak

Në rrugën e vjetër të Balldrenit është gjetur i pajetë brenda në automjetin e tij, shtetasi R. B., rreth 25 vjeç.

Nga veprimet e para të kryera në vendngjarje nga grupi hetimor, është gjetur brenda në automjet një armë zjarri, tip pistoletë, dhe një gëzhojë.

Po nga veprimet e para, rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme nga armë zjarri, ndërsa viktima ka vetëm një plagë të shkaktuar nga armë zjarri.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me vetëvrasje apo me vrasje.

Në lidhje me këtë ngjarje do të ketë informacion më të plotë pas përfundimit të veprimeve të para hetimore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme