EMRI/ Qarkullonte i armatosur në automjet, arrestohet 33 vjeçari në Tiranë! I riu fshehu pistoletën në çorape, nisin hetimet për të zbuluar arsyen pse mbante armë

Një 33 vjeçar në Tiranë është arrestuar për shkak se qarkullonte i armatosur në automjetin e tij tip “Benz”.


Në pranga ka rënë shtetasi Elden Dushku, 33 vjeç, i cili posedonte një pistoletë dhe municionin luftarak përkatës të armës së zjarrit.

I riu kishte fshehur armën brenda një çorapeje, por nga kontrolli i ushtruar nga blutë pistoleta u gjet dhe u sekuestrua në cilësim të provës materiale.

Sakaq, po hetohen arsyet përse Dushku posedonte armën.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “Flagranca 1”.

Qarkullonte me armë zjarri në automjet, vihet në pranga 33-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit dhe municioni luftarak.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Flagranca 1”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasin E. D., 33 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas është ndaluar nga shërbimet e Policisë, ndërkohë që drejtonte automjetin tip “Benz”, në të cilin, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë hetimet për të zbuluar qëllimin për të cilin ky shtetas qarkullonte me armë zjarri.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme