U akuzuan për shpërdorim detyre pas arratisjes së Daut Lazes, lirohen tre gardianët e burgut së Shënkollit

Gjykatae Lezhës ka marrë vendimin për të liruar tre gardianët e burgut të Shënkollit, pasi u akuzuan për shpërdorim detyre pas arratisjes së 49-vjeçarit Daut Laze.


Tre punonjësit deklaruan para togave të zeza se edhe pse kanë qenë në krye të detyrës, nuk e kanë konstatuar të burgosurin në momentin e arratisjes.

Pasi dëgjoi palët, gjyqtari Lirim Bulica pranoi kërkesën e prokurorit Françesk Ganaj, duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin e tre punonjësve të burgut dhe vendosi ndaj tyre masat e sigurisë “Arrest në Shtëpi” për Gjin Ndoken punonjës shërbimi në kupole dhe Mark Nikolli punonjës në sektor (grup sigurie), ndërsa (operatore e kamerave) Zhaneta Mella u vendos masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.

Si u arratis Daut Laze

Daut Laze u arratis mbrëmjen e datës 3 shkurt.

Nga vëzhgimi i kamerave të sigurisë, rezulton që 49 vjeçari ka përfituar nga momenti, teksa po ndodhej në sektorin e trajtimit mjekësor. Sipas pamjeve të regjistruara nga kamerat e sigurisë, Laze nuk është ndihmuar nga asnjë i punësuar i IEVP Shënkoll.

Gazetari i kronikës, Igli Çelmeta, raporton se ai ka shfrytëzuar momentet kur nuk ka pasur staf të burgut pranë tij dhe ka dalë jashtë në ajrim dhe aty ka marrë një llamarinë dhe duke e mbështetur te muri mbi 4 metra i lartë, është ngjitur nëpërmjet llamarinës dhe ka kapërcyer murin. Më pas, ai ka kaluar edhe rrjetën rrethuese dhe është larguar me vrap në arat fushore pranë burgut të Shënkollit.

Sakaq, e ëma e të arratisurit, në një reagim për media ka thënë shkurtimisht: “Jam nëna. S’ka telefonuar. Nuk kemi asnjë haber fare, po të kisha do të thosha”,

Daut Laze, është arrestuar në vitin 2021, për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”. Një vit më parë, Gjykata e Tiranës caktoi ndaj 49 vjeçarit masën e sigurisë “Mjekimi i detyruar në një institucion mjekësor”.

Vijojnë kërkimet për 49 vjeçarin, i cili është konsideruar nga uniformat blu si një person me rrezikshmëri të lartë.

Sakaq, për çdo person i cili ofron informacion të vlefshëm për vendndodhjen e të arratisurit, Policia e Shtetit njoftoi se do të japë shpërblim në vlerë prej 10 mijë euro.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme