Hekurudha si mjeti kryesor i transportit në Shkup është propozim i organizatave joqeveritare dhe qytetarëve të cilët sot dhanë ide se si të përmirësohet transporti në kryeqytet, por edhe si të forcohen rregullat e komunikacionit pasi më 29 janar u godit për vdekje 22- vjeçarja nga Negotina, Frosina Kulakova. Në të ashtuquajturin forum rrugor sot u prezantuan disa ide për përmirësimin e sigurisë në trafik në kryeqytet dhe aktivizimi i hekurudhës u theksua si zgjidhja më e mirë për t’i dhënë fund bllokimit të trafikut.
“Lidhja hekurudhore nënkupton 40 minuta ngasje nga pika e parë në Gjorçe Petrov deri në Draçevë deri te shkolla e mesme. Pra projekti është prezantuar, e kemi shpjeguar shumë shpesh deri tani, kemi folur për këtë, por fatkeqësisht nuk ka pasur interes për ta vënë në funksion, për ta nisur pak nga pak. Nuk kërkon mjete të mëdha financiare, sigurisht që duhet të ndërtohen disa stacione të reja, përfshin katër linja hekurudhore, përfshin një organizim krejtësisht të ri të transportit me autobusë në qytetin e Shkupit”, tha Kërsto Mingovski, kryetar i OJQ-së për transport “Euromobilitet”.