Nadira rrëfen detajet e plagosjes së Azemit: Dorasi erdhi te dera e banesës

Bashkëshortja e Azem Vllasit, Nadira Avdiq Vllasi, ka thënë për media se një person e ka plagosur Azemin në krah dhe se ai gjendet në Emergjencën e QKUK dhe se është jashtë rrezikut për jetën, transmeton Koha.net.

“Sot në mëngjes te ne erdhi një person i cili kërkoi që Azemi ta përfaqësonte në një lëndë. Azemi i tha se nuk punon në ato lëndë dhe pas kësaj, ashtu si munda të vërej, ndodhi një shtyrje e pastaj u dëgjua një e shtënë. Azemi është plagosur në krah”, ka thënë Nadira Avdiq Vllasi, duke shtuar se bashkëshorti i saj është me vetëdije dhe se tani po përgatitet për operacion.

Azem Vllasi është plagosur sot në mëngjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme