Konfirmohet prodhimi serik i Lexus UX

Kompania Lexus në panairin e veturave në Gjenevë ka konfirmuar se koncepti i saj UX do të përfundojë në prodhimin serik.

Ky koncept i së ardhmes premierën e ka mbajtur vitin e kaluar në panairin e veturave në Paris, por pyetja mbetet se sa do të ndryshojë modeli serik për nga dizajni, transmeton Koha.net. Të kujtojmë, për dizajnin e këtij koncepti përgjegjës është ED2, qendra evropiane e dizajnit e Toyotës.

Gjithashtu, Lexus njoftoi se UX do të luajë një rol të rëndësishëm në përpjekjen e kompanisë për të tërhequr klientët e rinj.

Tani për tani, nuk dihet se kur do të shfaqet në rrugë koncepti UX por thuhet se nuk është edhe larg që një gjë e tillë të ndodhë.

Lexus UX serik në gamë do të vendoset nën modelin NX. Po ashtu, Lexus në Evropë tashmë këtë koncept e ka regjistruar nën emrin UX 200 dhe UX 250.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme