PAMJET/ Përplaset një kamionçinë me një fuoristradë, plagosen tre persona

Dy shoferë dhe një pasagjer kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnje.


Në aksident janë përfshirë një kamionçinë me targa AB 968 FS, e cila është përplasur nga prapa nga një automjet tip fuoristradë KIA me targa AB 261OG.

Nga aksidenti janë lënduar drejtuesit e mjeteve dhe një bashkudhëtar, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Lushnjes.

Sipas të dhënave paraprake dyshohet se mjeti tip fuoristradë ka humbur kontrollin si rezultat i shpejtësisë së lartë në manovër parakalimi dhe është përplasur me kamionçinën. Përplasja ka qenë e fortë dhe kamionçina ka dalë nga rruga.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme