Egli ia ngatërron emrin Xhenetës, i thotë Gjestit se do ta përmendi nëse ai…

Banorët e Big Brother VIP Albania vijojnë të prodhojnë situata të papritura dhe plot ngacmime mes tyre.

Së fundmi, Gjesti ka bërë një veprim që ka shkaktuar një miks emocionesh në shtëpi – nga të qeshurat deri te tensioni. Ai i ka përgatitur dy kulaçë, një nga shenjat e tij të veçanta brenda shtëpisë, duke shkruar mbi to mesazhin ironik: “Të do c*ca jote”.

Kjo “dhuratë” ka ardhur si një reagim i tij pas debateve mes Loredanës dhe Eglit, gjatë të cilave këngëtarja i përmendi Eglit ish-partnerin e saj, Olsi Bylykun.

Duket se kjo situatë ka shkaktuar një lloj frustrimi tek Gjesti, i cili ka zgjedhur që përmes humorit të dërgojë një mesazh të koduar.

Pasi ka vendosur kulaçët në dhomën e ndenjës, Egli e ka kuptuar menjëherë qëndrimin ironik të tij dhe është ngritur për ta ndjekur nëpër shtëpi, duke shkuar deri në dhomën e gjumit për t’i kërkuar llogari. Ky moment është komentuar gjerësisht nga banorët dhe ka shkaktuar një atmosferë të ndezur brenda shtëpisë.

Megjithatë, situata nuk u ndal me kaq. Gjatë një debati tjetër, Egli i është kthyer reperit nga Peja, duke e paralajmëruar që nëse ai vazhdon t’ia përmend ish-të dashurin, edhe ajo di t’i përmend atij të kaluarën sentimentale.

“Nëse vazhdon kështu, edhe unë do të ta përmend Zhanetën”, u shpreh ajo, duke ngatërruar emrin e ish-partneres së tij, Xhenetës.

Ky moment është bërë viral në rrjetet sociale, me shumë ndjekës që e kanë cilësuar si një nga situatat më argëtuese të këtij sezoni.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme