A rrezikoi Gjesti? Vëllai i Madh e sfidon me ‘valixhen e tundimeve’ që brenda ka shtatë zarfe

Si lider i kësaj jave, Vëllai i Madh ka vendosur që të sfidojë Gjestin me ‘valixhen e tundimeve’.

Nëpërmjet një zarfi të bardhë, Gjesti ka zbuluar rolin e tij në këtë sfidë.

Ai do vendoste të merrte ose jo këtë valixhe, e cila ka shpërblime dhe dënime që mund të jenë për të ose për të gjithë banorët.

Valixhja ka shtatë zarfe që Gjesti duhet t’i hapë, e nëse nuk i hap brenda afatit të caktuar bëhen të pavlefshme.

“Si lider i shtëpisë Vëllai i Madh të sfidon me ‘valixhen e tundimeve’. Kjo valixhe ndodhet në dhomë e surprizave dhe të përket vetëm ty. Kujdes, brenda saj ndodhen shpërblime dhe dënime që të rrezikojnë ty ose banorët e tjerë. Janë shtatë zarfe, brenda kësaj kohe vendos ti nëse hap cilin zarf të hapësh dhe në cilin moment. Valixhen duhet ta mbash kudo me vete, ke 24 orë në dispozicion për ti hapur. Pas kësaj kohe zarfet e pahapura bëhen të pavlefshëm, edhe në zgjedhjen tënde e merr ose e refuzon valixhen”, thuhej në zarfin e bardhë.

Gjesti ka vendosur që të rrezikojë dhe ta marrë valixhen.

“Nëse e marr këtë ndoshta dal jashtë unë, po ndoshta del dhe dikush tjetër, si dihet jetës. Duhet me rrezikuar. U kry çdo send. Natën e mirë”, tha Gjesti kur mori ‘valixhen e tundimeve’.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme