Pas gjithë dramave të fundit, një debat i tensionuar ka shpërthyer mes Eglit dhe Gjestit, duke sjellë më shumë emocione dhe përplasje në shtëpi.
Shkak i debatit duket të jetë zgjedhja e Gjestit për të fjetur me Rizartën, një vendim që ka ndezur dyshime dhe tensione mes tij dhe Eglit.
Gjesti këmbënguli se ka qenë i sinqertë me Eglin që nga fillimi, duke i treguar gjithçka për lojën e tij.“Nëse do të doja të luaja me ndjenja, do ta kisha bërë më herët. Nëse doja të të bëja xheloze, do ta bëja më parë”, i tha ai.
Nga ana tjetër, Egli nuk e pranoi këtë argument dhe e akuzoi për lojë strategjike: “Dil ti mirë, e unë keq”.