SPAK lëshoi 24 masa sigurie për stafin pedagogjik të Universitetit Bujqësor, rektori Sallaku: Nuk mbroj asnjë që mund të ketë abuzuar, ia lëmë drejtësisë! Besojmë në një proces të ndershëm

Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku, ka folur lidhur me masat e sigurisë të lëshuara nga SPAK për 24 pedagogë të këtij institucioni arsimor, pasi dyshohen për abuzim me tendera dhe korrupsion.


Në një dëgjesë të grupit parlamentar, Sallaku u shpreh se se nuk do mbrojë asnjë person që mund të ketë abuzuar, dhe shton se çdo gjë do ja lejë drejtësisë.

Sakaq, ai tha se shpreson për një proces të ndershëm nga ana e drejtësisë.

Sallaku shtoi më tej se ka besim në ringritjen e Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Fatbardh Sallaku:

E kam marrë vesh lajmin nga mediat. Dua të theksoj se ne nuk komentojmë asnjë vendim të drejtësisë, absolutisht. Ne besojmë që do ketë një proces të ndershëm por ajo që besoj është se shumica e pedagogëve të mi i përkasin njerëzve të ndershëm dhe besoj prap që asnjë proces nuk e zhbënim realitetin që besoj unë dhe shumica e tyre që punojnë, e studenteve në UBT. Çdo koleg që është pjesë e masave të ndryshme që morën dje, duke filluar nga dje kanë filluar betejën për të pastruar veten e vet. Shpresoj shumë që çdo njëri prej tyre të demonstrojë me fakte që kanë vepruar me ndershmëri dhe duke zbatuar ligjin.

Ajo që unë duhet te theksoj është fakti që ky debat, por kjo dalje, më shumë, e ku unë jam i detyruar sepse jam rektor i universitetit, por është tashmë një proces, një proces falë investimit personal të kryeministrit të vendit. Kemi 3 vite që punojmë me një ndër universitetet më të mira në Evropë për sa i përket shkencave të jetës dhe patjetër që ne jemi të detyruar t’i sqarojmë të gjithë partneret tanë me këtë, sepse ne kemi filluar një reformë pa kthim. Ju e dini shumë mirë që me gjithë respektin që mund të kemi për çdo lloj ndërmarrje, por në rastin e institucioneve të arsimit të lartë është shumë e rëndësishme imazhi. Është shumë e rëndësishme krijimi i besimit, marrëdhënia me partneret, sepse bëhet fjalë për një universitet ku në sens çfarë ka, ka nevojën për  të qenë i pranishëm, e për të bindur të rinjtë të studiojnë në këto programe.

Unë jam i gatshëm të shkoj në çdo grupim, t’i sqaroj këto gjëra. Pra aty ku shkon mesazhi, i qartë e i pastër, edhe nëse komisioni parlamentar i arsimit më thërret jam i gatshëm të shkoj t’i sqaroj këto që po them, por do doja shumë që të sqaronim dy pozicioni.

E para, unë nuk mbroj asnjë person i cili mund të ketë abuzuar dhe ja lëmë drejtësisë komplet të operojë. Shpresoj shumë që të jetë proces sa më i ndershëm.

Nga ana tjetër, ajo që dua të evidentoj, është fakti që unë kam shumë besim, që UBT jo vetëm do ringrihet, sepse kemi pasur goxha sfida të tilla. Ne jemi ringritur ne vitet ’90 kur askush nuk donte të studionte për bujqësi, jemi ringritur ne ’97 kur UBT u shkatërruar plotësisht.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme