Me rastin e emërimit si kryeministër i vendit, Aleksandar Vuçiq ka marrë një letër urimi nga kancelaria gjermane, Angela Merkel.
Siç shkruan Tanjug, përcjell Telegrafi, me anë të letrës Merkel ka konfirmuar mbështetjen e ardhshme të qeverisë gjermane për Serbinë dhe ka deklaruar se Vuçiq ka përpara detyra të rëndësishme – vazhdimin e reformave, pajtimit rajonal dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
“Qeveria federale do të vazhdojë të ndihmojë fuqishëm vendin tuaj dhe do të vazhdojë të mbështesë rrugën evropiane”, thuhet në mesazhin e Merkel, citon Tanjug.